Ish-futbollisti i përfaqësueses së Kolumbisë, Adolfo Valencia, ka befasuar me deklaratë për superyllin e futbollit, Lionel Messi. Të shtunën, Valencia është shprehur se ish-futbollisti i Barcelonës, Messi, e ka humbur forcën dhe nuk mund të vrapojë shumë.
“Ai nuk është më Messi që e shihnim në Barcelonë, i cili mund të kalonte gjashtë apo shtatë lojtarë. Ai ka humbur shpejtësinë dhe forcën me kalimin e viteve. Ky është një avantazh që ne duhet të përpiqemi ta shfrytëzojmë. Pa hequr gjithçka që ai ka bërë, Messi tani mund të ndalet nga kushdo. Unë kam qenë gjithmonë fans i tij, e kam respektuar si lojtar dhe si person sepse ai është një lojtar profesionist që nuk ka pasur kurrë ankesa”, ka theksuar 56-vjeçari, shkruan “One Football”.
Valencia beson se Kolumbia do ta mposhtë Argjentinën në finale të Kupës së Amerikës. Finalja e “Copa America”, do të zhvillohet të hënën në Miami.
Messi është përballur ndaj Kolumbisë në 11 ndeshje. Ai ka bilanc prej tri golave dhe tri asistimeve.