Futboll

Uzuni shënon edhe një gol në La Liga

Myrto Uzuni

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni e ka shënuar edhe një gol në La Liga.

Të dielën, Uzuni realizoi në fitoren 3:0 të Granadas ndaj Osasunas. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll.

Uzuni e shënoi golin e dytë në minutën e 48-të. Ai tashmë i ka 11 gola e një asistim në 32 paraqitje në La Liga.

Granada është e parafundit me 21 pikë dhe me gjasa të vogla për mbetje në elitë. Osasuna i ka 39 pikë në pozitën e 11-të.