Selektori Sylvinho ka bërë ndryshim në listë në ditën e parë të grumbullimit. Në vend të Armando Brojës, Sylvinho ka ftuar Myrto Uzunin.
Uzuni mbeti jashtë Evropianit, ndërsa nuk u përfshi as në listën e parë për dy ndeshjet e këtij muaji. Por pasi Broja ka probleme fizike, Uzuni e zë vendin e tij.
Shqipëria më 7 shtator në Pragë luan ndaj Ukrainës. Më 10 shtator e pret Gjeorgjinë në Tiranë.
Ndeshjet i takojnë Grupin 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.