Futboll

Uzuni: Granada kërkoi të mos luaja, por vendosa të aktivizohem për të dëshmuar se e meritoj

Uzuni

“E kemi nisur ndeshjen shumë keq. Sot ishte fitorja detyrim dhe jemi të gjithë të mërzitur për humbjen. Unë jam sulmues dhe gjithnjë dua të shënoj.  Te Granada i gjuaj penalltitë. Kam dashur të gjuaj penalltinë dhe të zhbllokohesha. Nuk jam i sigurt pse penalltinë e gjuajti Bajrami, më duket se ishte vendim i trajnerit. Sot dëshmova që mund të luaj në sulm. Ekipi i Granadës ka kërkuar të mos aktivizohem, pasi rrezikoj një lëndim që më mban jashtë dy-tre muaj. Por vendosa të luaj për të dëshmuar se e meritoj të luaj”, ka deklaruar Uzuni.

Lexo përditësimet tjera
Asllani

Shqipëria mposhtet nga Ukraina, bie në Ligën C