Futboll

Uzuni, golashënuesi më i mirë i Granadas në shekullin 21

Myrto Uzuni

“Hat-tricku” i shënuar nga Myrto Uzuni në fitoren 4:1 ndaj Cartagenas në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Liga 2, e ka bërë sulmuesin e Shqipërisë golashënuesin më të mirë të klubit të Granadas, në shekullin 21.  

29-vjeçari nga Berati ka 49 gola me fanellën e Granadas në 105 paraqitje. 

Në vendin e dytë është marokeni Youssef El Arabi me 44 gola, ndërsa nigeriani Odion Ighalo është i treti në këtë statistikë me 38 gola. 

Uzuni është edhe golashënuesi më i mirë i huaj i klubit spanjoll. 

Aktualisht, Uzuni është golashënuesi i dytë më i mirë i La Liga 2 me 14 gola, një më pak se Luis Suarez, kolumbiani i Almerias.