Bayern Munichu është stabilizuar në fazën e mbrojtjes dhe qëndron më mirë në këtë aspekt për herë të parë që prej vitit 2018.
Arsyeja është dyshja e mbrojtjes, Dayot Upamecano dhe Kim Min-jae. Në katër ndeshjet e fundit të Bundesligës gjermane, bavarezët nuk kanë pranuar gol.
Kjo nuk i ka ndodhur Bayern Munichut për gjashtë vjet.
Trajnerët Hansi Flick, Julian Nagelsmann e as Thomas Tuchel, nuk kishin arritur që t’i përgatisin lojtarët më mirë sesa trajneri Vincent Kompany. Kompany si lojtar aktiv ka qenë qendërmbrojtës me pozitë.
“Ai bën shumë video-analiza me mbrojtësit dhe kjo na ndihmon shumë. Kam besim këtë sezon dhe do ta jap më të mirën për të”, ka thënë Upamecano për mediumin “Sky” të Gjermanisë të mërkurën.
Bayern Munichu është i pari në Bundesligë me 26 pikë pas dhjetë ndeshjeve, pesë më shumë se Leipzigu i vendit të dytë.