Erik ten Hag do të mbetet trajner i Manchester Unitedit pasi klubi ka vendosur ta mbajë holandezin në krye të skuadrës, ka raportuar “Telegraph” të martën vonë.
Pas një periudhe ku ishte e paqartë e ardhmja e 54-vjeçarit, Unitedi ka mbajtur bisedime me Ten Hagun dhe janë pajtuar të vazhdojnë projektin së bashku.
Kontrata e Ten Hagut skadon sezonin tjetër, me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë, mirëpo palët do të negociojnë kontratë të re.
Ten Hagu drejton Unitedin nga viti 2022. Ka arritur ta fitojë Kupën FA dhe Kupën e Ligës.