Manchester Unitedi e shënoi golin për 2:1 ndaj Lyonit me Joshua Zirkzeen dy minuta para fundit, por nuk e ruajtu epërsinë deri në fund.
Pësoi gol në minutën e 95-të nga Ryan Cherki dhe ndeshja mes Lyonit e Manchester Unitedit u mbyll baras.
Ndeshja që të enjten mbrëma u mbyll 2:2 është pozitiv për Manchester Unitedin, që gjysmëfinalen në Ligën e Evropës do ta kërkojë në “Old Trafford” pas një jave.
Thiago Almada e shënoi golin e parë për skuadrën franceze në minutën e 26-të, ndërsa Leny Yoro ishte shënues i golit për 1:1 në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Deri në fund shikuesit panë edhe dy gola tjerë për rezultatin 2:2.