Skuadra e Manchester Unitedit nuk është i gatshëm t’i shpenzojë 20 milionë euro për kartonin e mesfushorit Sofyan Ambrabat. Por te skuadra angleze mbeten të interesuar për ta mbajtur marokenin në klub. Drejtuesit e klubit anglez synojnë ta blejnë nga skuadra italiane Fiorentina.
Të dielën mediumet e ndryshme angleze kanë raportuar se trajneri Erik ten Hag është ndarë i kënaqur me paraqitjet e Amrabatit edicionin e kaluar.
Amrabati në edicionin 2023/2024 ishte huazuar te Unitedi nga Fiorentina.
Me skuadrën angleze u paraqit në 30 ndeshje. Për Amrabatin interesime kanë shprehur edhe disa klube nga Spanja.