Futboll

Unitedi befasohet nga West Hami

West HAM

Sulmuesi i krahut, Jarrod Bowen ka shënuar gol në minutën e 92-të për t’ia shkaktuar humbjen e katërt këtë edicion Manchester Unitedit në Premier League.

West Ham Unitedi të dielën në shtëpi e mposhti Unitedin me rezultatin 2:1.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë.

Bowen ishte i saktë nga penalltia për 2:1. Golin e parë e shënoi Crysencio Summerville në minutën e 74-t. Ndërsa Casemiro në minutën e 81-të e realizoi golin e vetëm të Unitedit.

West Hami dhe Unitedi kanë nga 11 pikë dhe renditen në pjesën e mesme të tabelës.