Futboll

Union Berlini synon ta shmangë rënien

Union Berlin

Union Berlini

Vetëm pak muaj pasi ishte nikoqir i Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Union Berlini takohet me Bochumin të dielën, në ndeshjen e rëndësishme për mbetje në elitën gjermane të futbollit.

Ky ballafaqim nis në orën 15:30 dhe i takon xhiros së 32-të të Bundesligës.

Deri në fund të edicionit në Bundesligë kanë mbetur edhe tri xhiro.

Unioni është i 14-ti me 30 pikë, kurse Bochumi i 15-ti me 28 pikë.

Vendi i 15-të është i fundit që siguron mbetjen në elitë, pa e luajtur ndeshjen e plejautit. Aktualisht në pozitën që dërgon në plejaut është Mainzi me 28 pikë.

Union Berlini në Bundesligë ishte ngjitur për herën e parë në histori në vitin 2019.

Zuri vendin e 11-të, të shtatin dhe të pestin në tri edicionet e para në kategorinë superiore të futbollit në Gjermani.

Në edicionin e kaluar nën drejtimin e trajnerit Urs Fischer, Unioni kishte përfunduar në vendin e katërt, ndërsa në Champions ishte takuar me Realin, Napolin dhe Bragan.

Në krye të tabelës së Bundesligës është Leverkuseni, kampion tashmë.

Leverkuseni, që të enjten mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim te Roma në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës, udhëton tek Eintracht Frankfurti.

Frankfurt – Leverkusen zhvillohet të dielën nga ora 17:30.

Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso ka 47 ndeshje rresht pa humbje, me 39 fitore e tetë barazime.

Granit Xhaka, lider në mesfushën e këtij ekipi, ka zhvilluar 44 ndeshje gjithsej.

Bayerni dhe Dortmundi janë në garë për të avancuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Bayerni, i dyti në tabelë, luan kundër skuadrës së vendit të tretë, Stuttgartit.

Stuttgart – Bayern luhet të shtunën nga ora 15:30.

Bayerni ka 69 pikë në vendin e dytë, kurse Stuttgarti ka 64 pikë në vendin e tretë.

Leipzigu i katërti ka 62 pikë.