Futboll

Undav: Ndjenjë e mirë të fitosh ndaj Dortmundit

Deniz Undav

Sulmuesi i Stuttgartit, Deniz Undav, ka thënë se fitorja ndaj Dortmundit solli ndjenja shumë të mira në skuadër. 

Dortmundi të dielën u mposht nga Stuttgarti me rezultatin e thellë, 5:1, në javën e katërt të Bundesligës. 

“Kur e mposht Dortmundin 5:1 në shtëpi pas një paraqitjeje të tillë, është një ndjenjë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën. Ne vetëm duhet të vazhdojmë tani dhe të luajmë me të njëjtin përkushtim kundër Wolfsburgut të shtunën”, ka thënë Undav, shkruan të hënën “Reuters”. 

Reprezentuesi i Gjermanisë, Undav, i realizoi dy gola në ndeshjen ndaj Dortmundit. Undav këtë edicion ka edhe dy gola të tjerë dhe një asistim.