Futboll

Undav do të mungojë për kohë të gjatë

Deniz Undav

Sulmuesi i Gjermanisë që aktivizohet te Stuttgarti, Deniz Undav, nuk do të mund të luajë në këtë vit shkaku i një lëndimi muskulor, ka thënë Stuttgarti të enjten.

28-vjeçari Undav u lëndua në stërvitje dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në “javët në vazhdim”, ka shkruar klubi të enjten.

Undav nuk ka luajtur që prej 6 nëntorit kur Stuttgarti humbi në shtëpi nga Atalanta 2:0 në Ligën e Kampionëve.

Për shkak të atij lëndimi nuk luajti as për Gjermaninë.

Undav ka shënuar pesë gola në edicionin aktual në Bundesligë.