Skuadra e Dritës është përforcuar me ukrainasin Denis Kostyshyn, të cilin e ka zyrtarizuar të premten gjatë ditës.
27-vjeçari Kostyshyn është futbollist me tipare sulmuese që mund të luajë si mesfushor ofensiv, por edhe në krahë.
“Denys në kampionatin e Ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist, Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya”, ka shkruar Drita ndër të tjera në faqen zyrtare.
Kostyshyn do të jetë lojtar i “bardhekaltërve” deri në qershor të vitit 2026.
Me Oleksandryan në edicionin aktual ka zhvilluar nëntë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa e ka një gol të shënuar e dy asistime.