Ukraina e ka mposhtur 3:1 Belgjikën në ndeshjen për mbetje apo inkuadrim në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Ukraina që përfundoi e dyta në Grupin B1, fitoi ndaj Belgjikës që në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve përfundoi në vendin e tretë të Grupit A2.
Për Belgjikën realizoi Romelu Lukaku në minutën e 40-të.
Oleksiy Gutsulyak, Vladyslav Vanat dhe Ilya Zabarnyi, realizuan për Ukrainën në pjesën e dytë për fitoren 3:1.
Ndeshja u zhvillua në Murcia të Spanjës, ndërsa Belgjika e pret Ukrainën në Genk pas tre ditësh.