Futboll

Ukraina barazon me Çekinë, grupi i Shqipërisë plotësisht i hapur

Ukraina

Ukraina e Çekia kanë barazuar 1:1 të hënën mbrëma në Wroclaw të Polonisë.

Lukash Cerv kaloi në epërsi 1:0 çekët në minutën e 18-të.

Por Ukraina, që ishte vendase barazoi në minutën e 52-të. Nga pika e bardhë realizoi Artem Dovbyk.

Kështu grupi 1B i Ligës së Kombeve mbetet plotësisht i hapur për dy xhirot e fundit që janë në nëntor. Çekia udhëheq me shtatë pikë, ndërsa nga gjashtë i kanë Gjeorgjia e Shqipëria. Ukraina është e fundit me katër pikë.