Futboll

Ugarte lihet jashtë për ndeshjen e parë në Ligue 1

Manuel Ugarte

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka vendosur që mesfushorin Manuel Ugarte ta lë jashtë skuadrës për ndeshjen e parë të edicionit 2024/2024 në Ligue 1. 

Mësohet se Ugarte dëshiron që t’i bashkohet Manchester Unitedit. Ugarte muajin e kaluar ka arritur marrëveshje personale me Unitedin, por diskutimet mes dy klubeve janë duke u zhvilluar ende. 

Uruguaiani vitin e kaluar u transferua te gjiganti francez nga Sportingu për 60 milionë euro. Me Parisin ka kontratë deri në vitin 2028. Në edicionin e kaluar, 23-vjeçari zhvilloi 27 ndeshje dhe kontribuoi me tri asistime në të gjitha garat.