Futboll

UEFA suspendon Martinezin pas kartonëve të verdhë

Emiliano Martinez

Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez, do të jetë i suspenduar për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës kundër Olympiacosit.

Martinezi u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë të enjten mbrëma në ndeshjen kthyese të çerekfinales kundër Lillet, por nuk u përjashtua për shkak të një rregulli jo fort të njohur të UEFA-s.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën u ndëshkua në minutën e 39-të fillimisht, e më pas gjatë ekzekutimit të penalltive. Ai karton të verdhë kishte marrë edhe në ndeshjen e parë.

Pavarësisht se nuk u përjashtua të enjten mbrëma, UEFA të premten e ka konfirmuar suspendimin për “Sky Sportsin”, duke thënë se Martinezi ka pranuar tre kartonë të verdhë në dy ndeshjet çerekfinale ndaj Lillet.

Aston Villa luan kundër skuadrës greke Olympiacos në “Villa Park” më 2 maj, ndërsa ndeshjen kthyese e zhvillon pas një jave.

Martinezi ishte hero i Aston Villas duke i pritur dy penallti.

LEXO EDHE: