Futboll

Udinese shënon fitoren e tretë rresht

Udinese

Foto: Associated Press

Udinese e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A të Italisë. Udinese mposhti të hënën mbrëma Parman, në ndeshjen që i takoi javës së katërt të elitës së futbollit italian. Ndeshjen e fitoi me rezultatin 3:2.

Udinese u kthye në pjesën e dytë pas disavantazhit 2:0 në pjesën e parë. Parma kaloi në epërsi në minutën e dytë nëpërmjet Enrico Del Prato. Golin për 2:0 në minutën e 43-të e shënoi Ange-Yoan Bonny. Udinese në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 49-të ngushtoi rezultatin në 2:1. Lorenzo Lucca shënoi golin. Florian Thauvin barazoi fillimisht rezultatin në 2:2 në minutën e 68-të. I njëjti lojtarë shënoi golin për 3:2 në minutën e 77-të. Ishte goli i fitores së tretë rresht në Serie A. Nga minuta e 73-të, Parma luajti me një lojtarë më pak në fushë. Mandela Keita u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Udinese është në vendin e parë me dhjetë pikë, kurse Parma në pozitën e 12-të me katër pikë.