Udinese e ka fituar me rezultat 3:1 ndeshjen për Kupë të Italisë ndaj Salernitanas të mërkurën mbrëma. Ndeshja e 1/16 të Kupës italiane u zhvillua në Udine.
Udinese i shënoi dy golat e parë në pjesën e parë, kurse të tretin në fillim të pjesës së dytë.
Fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Jaka Bijolit, kurse pesë minuta më vonë, Salernitana barazoi rezultatin në 1:1 nëpërmjet Simyt. Në minutën e 44-t, Udinese shënoi golin e epërsisë 2:1. Golin e shënoi Lorenzo Lucca nga penalltia.
Jurgen Ekkelenkamp vulosi fitoren e Udineses në minutën e 47-të. Ai realizoi golin e tretë për Udinesen, që në 1/8 e finales të Kupës së Italisë do të përballet kundër Interit.