Futboll

Udhëtim jo i lehtë për Leverkusenin e Xhakës

Leverkusen

Bayer Leverkuseni, që është kampion në fuqi i Bundesligës gjermane pa asnjë disfatë të pësuar, do të luajë të shtunën në udhëtim te Hoffenheimi nga ora 15:30.

Ndeshja i takon xhiros së tretë të Bundesligës.

Leverkuseni në xhiron e kaluar pësoi disfatë pas një kohe të gjatë, kur u mposht në shtëpi nga Leipzigu, 3:2.

Statistika të njëjta ka edhe Hoffenheimi i Mërgim Berishës.

Leverkuseni pësoi humbje në fundjavën e kaluar për herën e parë që prej majit të vitit 2023. Ekipi ku me plot sukses luan kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë në edicionin e kaluar, si dhe Superkupën gjermane në fillim të sezonit, pas fitores ndaj Stuttgartit në penallti.

Bayerni të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Holstein Kieli, kurse Leipzigu nga ora 15:30 e pret Union Berlinin.