Sulmuesi Veton Tusha i është bashkuar Dritës së Gjilanit.
Klubi gjilanas të mërkurën konfirmoi angazhimin e Tushës, që së fundi ishte te Dinamo e Tiranës. Ai është pjesë e Kosovës U21, ndërsa më parë luajti te Ballkani. Ishte edhe te Termalica në Poloni dhe Denizlispori në Turqi.
Tusha me Dritën ka firmosur për tri vjet.
Klubi gjilanas është në proces të formimit të skuadrës për edicionin e ardhshëm.