Futboll

Turqia humb nga Mali i Zi, bie në vendin e dytë

Krstoviq

Turqia ka pësuar disfatë në udhëtim nga Mali i Zi dhe ka rënë në pozitën e dytë të Grupit B4 të Ligës së Kombeve. Turqia ka humbur të martën nga Mali i Zi me rezultatin 3:1 dhe do të paraqitet në plejof të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Turqia bie në vendin e dytë me 11 pikë, kurse grupin e fiton Uellsi me 12 pikë. Mali i Zi e përfundoi kampanjën në vendin e fundit me tri pikë.

Golat e fitores për Malin e Zi i shënoi Nikola Krstoviq. Ai realizoi fillimisht për 1:0 në minutën e 29-të, ndërsa më pas Kenan Yildiz barazoi shifrat në 1:1. Por Krstoviq shënoi edhe njëherë në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 45-të për 2:1, derisa në minutën e 73-të vulosi fitoren e Malit të Zi përballë Turqisë me rezultatin 3:1.