Turqia ka regjistruar fitore 3:1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kombeve për inkuadrim në Ligën A.
Turqit në Stamboll fituan falë dy golave që u realizuan në pjesën e dytë, për të bërë hap drejt ligës elitare të Ligës së Kombeve.
Turqia kishte përfunduar prapa Uellsit në Grupin B4, ndërsa Hungaria ishte e treta në Grupin A3, prapa Gjermanisë e Holandës.
Orkun Kokcu, Kerem Akturkoglu dhe Irfan Can Kahveci shënuan për Turqinë, ndërsa golin e vetëm për Hungarinë e realizoi Andras Schafer.
Ndeshja kthyese luhet në “Pushkash Arena” në Budapest më 23 mars.