Futboll

Zyrtare, Juventusi ndërron trajnerin

Thiago Motta

(Përditësuar 17:30) - Thiago Motta më nuk është trajner i Juventusit. Klubi i madh nga Torino këtë e konfirmoi të dielën pasdite.

“Klubi dëshiron ta falënderëojë Thiago Mottan dhe gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe për punën që e ka bërë në muajt e kaluar me pasion dhe dedikim. Klubi u dëshiron çdo të mirë në të ardhmen”, shkruan në komunikatën e Juventusit.

Drejtuesit e Juves nuk janë të kënaqur me rezultatet e skuadrës dhe vendosën të ndryshojnë trajnerin.

Kroati Igor Tudor është trajner i ri i Juventusit. Ai fillon punën të hënën.

46-vjeçari Tudor ka drejtuar Hajdukun, PAOK-un, Karabuksporin, Udinesen, Veronan, Marseillen e Lazion.

Juventusi aktualisht është i pesti në Serie A. Është eliminuar nga garat tjera.


Tudori pritet ta zëvendësojë Mottan te Juventusi

Për teknikun brazilian, Thiago Motta, ndeshja ndaj Genoas më 29 mars mund të jetë e fundit në krye të shtabit teknik të gjigantit italian, Juventus.

Motta së shpejti pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të Juventusit.

“Zonja e Vjetër” pritet ta emërojë kroatin Igor Tudor trajner të ri të skuadrës.

Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë kurse dështoi në Superkupë të Italisë.

Në Serie A pas 29 ndeshjeve të zhvilluara ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.

Juve po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, por kjo nuk mjafton për drejtuesit e klubit.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se 46-vjeçari Tudor do të nënshkruajë kontratë deri në fundin e edicionit aktual, me opsionin e vazhdimit.

Tudor së fundi e ka drejtuar Lazion për tre muaj.

Ai më herët ka punuar edhe si ndihmëstrajner te Juventusi.

Ka drejtuar edhe skuadra si Marseille, Verona, Galatasaray, Udinese dhe Hajdukun e Splitit.