Futboll

Tudor debuton me fitore te Juventusi

Igor Tudor

Trajneri kroat, Igor Tudor, ka debutuar me fitore te skuadra e Juventusit. 

Juventusi të shtunën mbrëma e mposhti Genoan në shtëpi me rezultatin 1:0. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të Serie A. 

Tudor u zyrtarizua trajner i “Zonjës së Vjetër” pas shkarkimit të Thiago Mottas. 

Për Juventusin ishte fitorja e parë pas dy disfatave radhazi. 

Golin e fitores për vendësit e realizoi sulmuesi i talentuar turk, Kenan Yildiz, në minutën e 25-të. 

Juventusi pas 30 ndeshjeve të zhvilluara ka 55 pikë në pozitën e pestë. 

Genoa e zë vendin e 12-të me 35 pikë.