Thomas Tuchel ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit, ashtu siç ishte planifikuar.
Ka pasur raportime në Gjermani se Tuchel, pavarësisht situatës së krijuar në klub në muajt e kaluar, do të mbetet në krye të skuadrës.
Por, Tuchel ka thënë se ai dhe klubi nuk kanë arritur marrëveshjen për të vazhduar.
“Vazhdojmë të mbetemi me marrëveshjen që e kemi pasur në muajin shkurt”, ka thënë Tuchel. “Kemi pasur bisedime në javën e kaluar, por nuk kemi arritur marrëveshje. Kështu që i qëndrojmë marrëveshjes së muajit shkurt”, është shprehur Tuchel të premten.