Futboll

Trepça vendos për trajner

KF Trepça

Pas riorganizimit, klubi i futbollit Trepça ka vendosur për trajner. Skuadrën me nam nga Mitrovica do të vazhdojë ta drejtojë Emin Baliqi.

Baliqi ka disa vjet që është te Trepça. Si futbollist ka bërë karrierë të madhe në Kosovë.

Trepça është riorganizuar së fundi dhe për drejtor sportiv ka emëruar Rafet Prekazin. Synim i klubit është kthimi në Superligë dhe më pas përfshirja në garë për trofe.