Futboll

Trepça e fiton derbin e qytetit

KF Trepça

Trepça e ka fituar derbin e Mitrovicës 2:0 ndaj Trepçës ’89. Trepça ishte vendase, por takimi u zhvillua në stadiumin e 89-shit, “Riza Lushta”, të premten pasdite.

I takoi xhiros së 23-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.

Trepça tani i ka 38 pikë në pozitën e pestë. Trepça ’89 mbetet me 40 pikë, por bie në vendin e tretë.

Gabriel Sylas dhe Kamo Hoala shënuan golat e fitores për Trepçën. Dy golat u realizuan në pjesën e parë.