Futboll

Transferimi i ri i Juventusit lëndohet në stërvitje

Francisco Conceicao

Transferimi i ri i Juventusit, Francisco Conceiçao, ka pësuar lëndim muskulor në stërvitjen e të mërkurës dhe do të mungojë kundër Empolit dhe PSV Eindhovenit.

Kështu ka shkruar mediumi italian “Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

21-vjeçari, megjithatë, pritet të kthehet në fushën e lojës në fund të shtatorit, kur Juventusi ballafaqohet me Napolin e Amir Rrahmanit.

Conceiçao iu bashkua “zonjës së vjetër” në formë huazimi nga Porto, në muajin gusht.

Portugezi debutoi në Serie A të dielën në mbrëmje, kur luajti si zëvendësues në barazimin pa gola ndaj Romës në “Allianz Stadium”.