Futboll

Transferimet: Sanchez do të largohet nga Interi

Alexis Sanchez

Sulmuesi Alexis Sanchez nuk pritet të vazhdoi më tek Interi.

Të hënën, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka raportuar se skuadra e Interit nuk do t’i ofroj kontratë të re kilianit.

Sanchez për edicionin e ardhshëm do të jetë në kërkim të një aventure të re në karrierë. Në vitin 2022, Sanchez u transferua nga Interi te Marseille. Te skuadra franceze qëndroi vetëm një vit dhe më pas u kthye tek Interi.

35-vjeçari këtë edicion ka katër gola dhe katër asistime në 30 paraqitje për Interin.


Sane i gatshëm për një kontratë të re te Bayerni

Sulmuesi gjerman, Leory Sane, është i hapur për vazhdim të kontratës me skuadrën e Bayern Muenchenit.

Raportohet se drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, dhe Sane javën e kaluar kanë diskutuar për rinovimin e kontratës. Por nuk ka pasur ndonjë marrëveshje, raporton të hënën “Sky Sports”. 

Kontrata e 28-vjeçarit me gjigantin gjerman përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Sane është njëri ndër lojtarët kryesorë te Bayerni këtë edicion. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.

Për gjermanin është edicioni i katërt me Bayernin. U transferua nga Manchester City për 49 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te skuadra si Schalke e Leverkuseni.


Kjaer nuk bën pjesë në planet e Milanit

Mbrojtësi Simon Kjaer me Milanin ka kontratë vetëm deri në fund të këtij edicioni. Të hënën menaxheri i Kjaerit, Mikkel Beck, ka njoftuar se danezi nuk do ta rinovojë kontratën me “kuqezinjtë”, raportojnë mediumet italiane.

Qendërmbrojtësi do të largohet nga gjiganti italian pas katër vjetësh qëndrim. 35-vjeçari në edicionin 2021/22 e ka fituar titullin e kampionit në Seria A.

Danezi u transferua nga Sevilla në vitin 2020 për tre milionë euro.


Guehi në radarin e Arsenalit dhe të Unitedit

Marc Guehi mund të jetë largimi i parë nga skuadra e Crystal Palace në verë, raporton të hënën “Times”.
Interesim për reprezentuesin e Anglisë kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Crystal Palace po synon që nga shitja e Guehit t’i përfitoj të paktën 55 milionë euro.

23-vjeçari është pjesë e Crystal Palacet nga viti 2021. Ishte transferuar në vitin 2021 nga Chelsea për 23 milionë euro. 

Kontrata me Palacen i përfundon në vitin 2026. 

Marc Guehi

Arsenali me kontratë të re për Gabrielin

Mbrojtësi brazilian, Gabriel, pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Arsenalit.

Mësohet se Arsenali është duke e përgatitur një kontratë të re për Gabrielin, shkruan të hënën mediumi spanjoll “Fichajes”.

Te skuadra angleze janë të kënaqur me paraqitjet e brazilianit këtë edicion.
26-vjeçari në 47 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar katër gola. Kontrata aktuale me Arsenalin i përfundon në vitin 2027. 

Gabriel, i cili vlerësohet 65 milionë euro, tek Arsenali u transferua në vitin 2020 nga Lille për 26 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Dinamo Zagreb e Troyes.


Baleba po kërkohet nga Arsenali dhe Liverpooli

Arsenali dhe Liverpooli kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Brightonit, Carlos Baleba.

Kështu kanë raportuar të hënën mediumit angleze.

24-vjeçari Baleba me fanellën e Brightonit këtë edicion në të gjitha garat është paraqitur në 35 ndeshje.

Kamerunasi, te Brightoni u transferua nga Lille vitin e kaluar për 27 milionë euro. Kontrata me skuadrën angleze i përfundon në vitin 2028. 

Vlera e tij në treg, sipas faqes “Transfermarket”, është 20 milionë euro.

Carlos Baleba

Lewandowski e dëshiron qëndrimin në Barcelonë

Sulmuesi Robert Lewandowski nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Barcelonës këtë verë, shkruan të hënën BBC.

Ylli polak ka edhe dy vjet në kontratën me Barçën dhe dëshiron që të respektojë atë.

Lewandowski te Barcelona u transferua në vitin 2022. Në vitin e parë në Spanjë i shënoi 33 gola, ndërsa këtë edicion ka realizuar 20 gola. 

Te Barça erdhi nga Bayerni për 45 milionë euro.

Për Lewandowskin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur disa skuadra nga Arabia Saudite.

35-vjeçari është paraqitur në 148 ndeshje për përfaqësuesen e Polonisë. Ka kontribuar me 82 gola.