Drejtuesit e Romës janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit Romelu Lukaku këtë edicion.
Të martën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka njoftuar se Roma tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për transferimin e sulmuesit belg.
Lukaku te Roma erdhi në verën e vitit të kaluar nga Chelsea në formë huazimi.
30-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion me fanellën e Romës ka shënuar 20 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.
Karrierë ka bërë edhe te Interi, Manchester Unitedi dhe Evertoni
Me përfaqësuesen e Belgjikës ka 114 ndeshje të zhvilluara dhe 83 gola të shënuar.
West Hami e Tottenhami në garë për Toneyn

West Ham United dhe Tottenham Hotspur janë në garë për transferimin e Ivan Toneyt të Brentfordit, shkruan “Football Transfers” të martën.
Skuadra e Brentfordit synon t’i fitojë së paku 40 milionë euro nga shitja e anglezit në verën e këtij viti. Në 15 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual, 28-vjeçari me fanellën e Brentfordit ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. Me Brentfordin ka kontratë edhe një vit.
Anglezi më herët ishte suspenduar për tetë muaj për shkelje të rregulloreve të basteve të Federatës së Futbollit të Anglisë. Para se suspendohej, në edicionin 2022/23, Toney pati shënuar 21 gola.
Chelsea interesohet për Oblakun

Portieri spanjoll Robert Sanchez nuk ka bindur drejtuesit e Chelseat, të cilët kanë nisur kërkimin për një portier tjetër. “Fichajes” raporton të martën se Chelsea ka shprehur interesim për Jan Oblakun e Atletico Madridit.
Bëhet e ditur se Chelsea po synon transferimin e tij verën e këtij viti dhe tashmë ka bërë gati mbi 50 milionë euro për ta bindur Atleticon në lirimin e 30-vjeçarit.
Oblak ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2028. Te Ateltico erdhi në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro.
Chelsea para fillimit të këtij edicioni e transferoi Sanchezin për 28 milionë euro nga Brightoni, por 26-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2030.
Interi pret oferta për Dumfriesin

Interi do ta shqyrtojë çdo ofertë për mbrojtësin Denziel Dumfries, raporton të martën BBC.
Te skuadra italiane nuk po dëshirojnë që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës holandezit Dumfries.
Mësohet se Manchester United së fundmi ka shprehur interesim për shërbimet e 27-vjeçarit. Dumfries me Interin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi iu bashkua në verën e vitit 2021 nga PSV-ja për 14 milionë euro. Për Interin këtë edicion Dumfries ka shënuar tri gola dhe ka asistuar gjashtë herë.
Newcastle insiston për Olisen

Newcastle United nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Michael Olise, i cili pritet të largohet nga Crystal Palace në fund të edicionit.
“Dayili Mail”shkruan të martën se Newcastle së shpejti do të bëjë edhe ofertë zyrtare për anglezin, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Manchester United e Barcelona.
Mësohet se skuadra angleze do të ofrojë 60 milionë euro për Olisen, i cili po shihet si përforcim i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Olise ka kontratë deri në vitin 2027 me Crystalin. 22-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Crystale Palacet prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Readingu për nëntë milionë euro.