Joel Matip e ka marrë vëmendjen e Romës dhe Lazios, teksa qendërmbrojtësi po bëhet gati për largim nga Liverpooli si futbollist i lirë në verë.
Mbrojtësi nga Kameruni që ka edhe pasaportë evropiane, ka më pak se dy muaj në kontratë me “të kuqtë”, dhe nuk pritet ta rinovojë atë.
32-vjeçari dikur ka qenë i pëlqyeri i trajnerit Juergen Klopp, por u lëndoi rëndë ligamentet e gjurit në muajin dhjetor.
Matipi në edicionin aktual ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat.
Megjithatë, ka përvojë të madhe.
Karrierë ka bërë edhe te Schalke në Gjermani.
Zgjedhjet u mbajtën në kontejnerë e po shieht se sistemi është jofunksional pasi s’ka komunikim me qytetarët atje. Është pranuar n ga qeveria e KS asociacioni sepse letra e 3 krereve të shtetit, ështëe krejt e kuptuieshme se është marrë detyrimi për Asaociacioni, spe bëhet lojë fjalësh kur drejt KiE janë dhënë garanci që do të bëhet. Edhe takimi me O’Brien është në frymë të tillë, ka garanci e kemi një heshtje në kptimi nqë s’po e dimë a do ta zbatojnë. Kjo po bën dilema. Një qeveri e ndershme bën njoftim dhe tregon nëse po bëhet ose jo
Një kryeministër s’i sheh si partnerë edhe kundërshtarët politikë kur është në pyetje çështja e vendit
Kurti gjen elemente janë institucioneve të shtetti që janë në favor të KS e e komplikojnë gjendjen si në Maqedoni pa nevojë pasi shquiptarët kan nevoje për instyitucione të KS e të SHQ që të ndihmohen në ofrimin e tyre.
Juventusi e Milani pas mbrojtësit të Lillet
Juventusi dhe Milani kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Lillet, Tiago Santos.
Kështu ka shkruar të enjten mediumi italian “Calciomercato”.
21-vjeçari ka qenë titullar i rregullt për skuadrën franceze, ndërsa ka shënuar tri gola e ka kontribuuar me dy asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.
Tiago Santos, që ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Lillen, është edhe përfaqësues i grupmoshës U21 të Portugalisë.
Nga skuadra e Lillet, Milani në të kaluarën e ka transferuar edhe portierin Mike Maignan dhe sulmuesin Rafael Leao.
Bayerni në bisedime me yllin e Leverkusenit
Bayern Munichu është i interesuar për futbollistin që përfaqëson Gjermaninë, Jonathan Tah.
Tah aktualisht është anëtar i skuadrës së kampionit të ri të Bundesligës gjermane, Bayer Leverkusen, ku luan edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.
“Sky” dhe “Bild” raportuan të mërkurën në mbrëmje se tashmë kanë nisur bisedimet mes Bayernit dhe përfaqësuesve të Tahut.
28-vjeçari që luan si qendërmbrojtës, ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2025.
Ndërkohë, Leverkuseni nuk dëshiron ta lërë të lirë futbollistin që nën drejtimin e Xabi Alonsos, ka qenë titullar i rregullt.
Ai ka zhvilluar 40 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar me gjashtë gola të shënuar e një asistim.