Sulmuesi brazilian, Neymar, mund t’i bashkohet skuadrës ku e nisi karrierën, Santosit, raportojnë të hënën mediume të ndryshme evropiane.
Mësohet se Neymari pritet t’i bashkohet Santosit brazilian verën e vitit të ardhshëm. 32-vjeçari në verën e vitit të kaluar u transferua te skuadra arabe, Al Hilal, për 90 milionë euro. Skuadrës saudite iu bashkua nga gjiganti francez, Paris Saint-German.
Brazilianit i janë bërë pesë muaj që nuk është paraqitur për klubin saudit. AI në tetor të vitit të kaluar pësoi lëndim të rëndë.
Para se të transferohej në Evropë, përkatësisht te Barcelona në vitin 2013, Neymar luajti pesë vjet për Santosin.
Neymari i ka 128 ndeshje e 79 gola për Brazilin.
Manchester City interesohet për Paquetan
Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për mesfushorin e West Ham Unitedit, Lucas Paqueta, raportojnë të hënën mediumet angleze.
Trajneri Pep Guardiola dëshiron ta ketë në skuadër mesfushorin brazilianin për edicionin e ardhshëm në Premier League.
Pjesë e West Hamit, 26-vjeçari është nga viti 2022. Ai skuadrës elitare të Anglisë iu bashkua nga Lyoni për 43 milionë euro.
Këtë edicion braziliani ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 65 milionë euro.
Phillips mund të përfundoj te Leedsi
Skuadra e Leeds Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin, Kalvin Phillips, shkruan të hënën “BBC”.
Leeds Unitedi shpreson ta blejë anglezin për rreth 30 milionë funte nga Manchester City këtë verë. Leeds United garon Kategorinë e Dytë të Anglisë.
28-vjeçari aktualisht është pjesë e West Ham Unitedit, ndërsa u huazua nga skuadra e Manchester Cityt në verën e vitit të kaluar. Huazimi i përfundon në verë.
Ai deri më tani në këtë edicion në të gjitha garat, ka të shënuar vetëm një gol.
Liverpooli interesohet për Nevesin e Benficas
Liverpooli i është bashkuar Manchester Unitedit dhe Chelseat në garë për transferimin e mesfushorit të talentuar portugez, Joao Neves.
19-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro, shkruan “BBC” të hënën.
Neves ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 46 ndeshje.
Ai me klubin elitar të Portugalisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Për Portugalinë ka shënuar pesë gola.
United e City në garë për Frimpongun
Manchester United dhe Manchester City janë në garë për transferimin e mbrojtësit holandez të Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong. Kështu ka raportuar të hënën “The Sun”.
Në fakt, Frimpongu është zhvilluar në akademinë e Cityt, por në vitin 2019 nga ekipi U23 iu bashkua Celticut.
Mësohet se për mbrojtësin 23-vjeçar interesim kanë shprehur edhe disa klube tjera. Ai iu bashkua Leverkusenit në vitin 2021 nga skuadra skoceze, Celtic. Për Leverkusenin ka shënuar 11 gola dhe po aq asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Zubimendi në radarin e skuadrave evropiane
Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi, është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha evropiane, raportojnë mediumet evropiane të hënën. Në garë për spanjollin janë Arsenali, Bayern Muencheni dhe Barcelona.
25-vjeçari është pjesë e skuadrës nga elitare të Spanjës, Real Sociedad.
Me fanellën e Socidiedadit, Zubimendi në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë. Ai me klubin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Real Madrid i ofron kontratë të re Luninit
Portieri ukrainas, Andriy Lunin pritët të nënshkruaj kontratë të re me gjigantin spanjoll Real Madrid, raportin Fabrizio Romano.
Skuadra e Real Madridit, dëshiron që ta ketë ukrainasin në skuadër edhe për edicionin e ardhshëm pas paraqitjeve të mira të cilat po i zhvillon me fanellën e ‘Los Blancos’.
Lunin këtë edicion në të gjitha garat ka qenë në portën në 19 ndeshje, prej të cilave 11 herë portën e paprekur.
25-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2020, i cili erdhi nga skuadra e Real Oviedo si transferim i lirë.