Milani ka kontaktuar ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Edin Terziq. Te skuadra italiane nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual, Paulo Fonseca.
Milani është i dhjeti në Serie A me vetëm pesë pikë nga katër ndeshje, ndërsa humbi edhe ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit. Derbi në fundjavë kundër Interit, është vendimtar për të ardhmen e Fonsecas.
Terziq është një nga trajnerët më të kërkuar në Evropë. Ai udhëhoqi me sukses skuadrën e Dortmundit sezonin e kaluar, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Dortmundi humbi në finalen e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve nga skuadra e Real Madridit. Paraqitja e Dortmundit në Champions u vlerësua lart.