Sheshko ka lënë përshtypje të mira në edicionin aktual në Bundesligë me skuadrën RB Leipzig, duke shënuar 13 gola në 27 paraqitje. Ai po ashtu ka kontribuar edhe me dy asistime.
Me shitjen e 20-vjeçarit, Leipzigu synon të blejë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi i Sllovenisë vlerësohet rreth 40 milionë euro në tregun e transferimeve.
Slloveni iu bashkua Leipzigut në korrik të vitit të kaluar nga Salzburgu, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Tottenhami interesohet për Gnabryn
Sulmuesi i Gjermanisë, Serge Gnabry, pritet të largohet nga Bundesliga për ta vazhduar karrierën në Premier League. “Football Insider” raporton të premten se interesim për Gnabryn ka shprehur skuadra e Tottenham Hotspurit.
28-vjeçari te Tottenhami po shihet si përforcim i duhur për sulmin, pasi gjermani është në gjendje të luaj në pozicione të shumta sulmuese. Gnabry ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në 17 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për Bayernin.
Kontrata me gjigantin gjerman i përfundon në verën e vitit 2026. Me përfaqësuesen e Gjermanisë në 45 ndeshje te zhvilluara ka 22 gola të realizur.
Betisi kontakton Real Madridin për Gulerin
Mesfushori Arda Guler është duke e menduar largimin nga skuadra e Real Madridit vetëm një vit pas transferimit. Ai mund të huazohet te Betisi këtë verë, shkruan të premten “Mundo deportivo”.
Skuadra e Real Betisit është e interesuar që Gulerin ta huazojë për edicionin e ardhshëm në La Liga.
Interesim për turkun më herët kishte shprehur edhe Milani.
Talenti turk iu bashkua Realit para fillimit të këtij edicioni, por që nuk ka mundur ta tregojë formën e tij më të mirë me ekipin spanjoll për shkak të problemeve me lëndimet.
Për kartonin e tij gjiganti spanjoll i pagoi Fenerbahçes 20 milionë euro, ndërsa Guler firmosi kontratë deri në verën e vitit 2029. Me fanellën e madrilienëve ai këtë edicion në shtatë paraqitje ka shënuar një gol.