Futboll

Trajneri që pritet ta zëvendësojë Kloppin s’e mposhti Dritën në “Fadil Vokrri”

Drita - Feyenoord

Pamje nga ndeshja Drita - Feynoord

Skuadra e Liverpoolit është në bisedime të avancuara me Feyenoordin për t’i paguar dëmshpërblim për lirimin e trajnerit Arne Slot. Kështu ka raportuar të mërkurën gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Slot raportohet se është i zgjedhuri i Liverpoolit për zëvendësimin e Jurgen Kloopit, që largohet në verë.

Nën drejtimin e Slot, Feyenoordi në 30 ndeshje në kampionatin holandez ka 22 fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje. Feyenoordi është në vendin e dytë në tabelë me 72 pikë. Vendin e parë e mban PSV-ja me 81 pikë.

45-vjeçari e mori drejtimin e klubit holandez në vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe e fitoi Eredivisien e Kupën e Holandës.

Slot luajti edhe kundër Dritës në vitin që debutoi te Feyenoordi në kualifikimet për Ligën e Konferencës. Madje, në “Fadil Vokrri” pati barazuar 0:0, ndërsa në shtëpi fitoi 3:2. Po në atë edicion arriti në finalen e kësaj gare, por u mposht nga Roma në Tiranë. 

Arne Slot