Futboll

Trajneri i Dortmundit ankohet për orarin e ngjeshur

Nuri Shahin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Nuri Shahin, ka shfaqur ankesa për orarin e ngjeshur të ndeshjeve. 

Në konferencën e mbajtur të martën, Shahin deklaroi se numri i madh i ndeshjeve po shton edhe më shumë lëndimet e futbollistëve. 

“Ky nuk është një justifikim. Unë nuk jam duke kërkuar justifikim por është fakt që veçanërisht për lojtarët e përfaqësueseve është pothuajse i padurueshëm numri i madh i ndeshjeve. Unë nuk jam aq i vjetër, por rreth dhjetë ose 15 vjet më parë loja ishte më ndryshe. Kishte më pak vrapim. Nuk mendoj se FIFA do ta ndryshojë tani por mendoj se barra për lojtarët e përfaqësueseve është shumë e madhe”, tha Shahin. 

Për orarin e ngarkuar të ndeshjeve janë ankuar edhe shumë futbollistë.

Te Dortmundi janë të lënduar futbollistë si Niklas Sule, Julian Brandt, Karim Adeyemi, Felippo Mane, Maximilian Beier dhe Waldemar Anton.