Futboll

Trajneri i Clujit për Meriton Korenicën: I jashtëzakonshëm

Meriton Korenica

Trajneri i Clujit rumun, Dan Petrescu, ka thënë se Meriton Korenica është një djalë i jashtëzakonshëm.

Ai ka thënë se, vlerat e Korenicës i ka vërejtur gjatë përballjes ndaj Ballkanit. Cluji dhe Ballkani ishin përballur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës në edicionin 2022/2023. Pjesë e Ballkanit ishin edhe Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Lindon Emërllahu. Ky i fundit është pjesë e Clujit. Rrahmani kishte luajtur për Rapid Bukureshtin në Rumani. 

“Kur ne barazuam ndaj Ballkanit, të gjithë u tallën me mua. Unë po thosha se kanë lojtarë të jashtëzakonshëm. Ata erdhën në kampionatin tonë dhe dëshmuan atë që thosha. Korenica është një djalë i jashtëzakonshëm, luan në krahun e djathtë, majtë, në mes. Mendoj se luan edhe si mbrojtës, por edhe si portier nëse e aktivizoj”, ka thënë Petrecsu. 

Këtë edicion, Korenica ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar pesë herë në 41 ndeshje. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 1.4 milionë euro. Sulmuesi 28-vjeçar ka pesë paraqitje për Kosovën A.