Premier League

Tottenhami turpërohet nga Newcastle

Newcastle

Tottenhami është turpëruar nga Newcastle Unitedi në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premier Leagues angleze.

Me humbjen 4:0 të shtunën gjatë ditës, Tottenhami tani rrezikon edhe vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Alexander Isak në minutën e 30-të dhe Anthony Gordon dy minuta më pas, shënuan për epërsinë e dy golave në pjesën e parë.

Sulmuesi që përfaqëson Suedinë, Isak, shënoi tjetër gol në minutën e 51-të për 3:0.

Fabian Schar në minutën e 87-të e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes tre minuta para fundit.

Tottenhami mbetet me 60 pikë në vendin e pestë, ndërsa Newcastle në vendin e gjashtë ka dhjetë pikë më pak.