Futboll

Tottenhami mposht thellë Evertonin

Tottenham

Tottenham Hotspuri e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Premier Leagues. Tottenhami të shtunën e ka mposhtur Evertonin me rezultat të thellë 4:0 në kuadër të javës së dytë të sezonit.

Mesfushori Yves Bissouma në minutën e 14-të shënoi për 1:0 me asistimin e Dejan Kulusevskit. Dhjetë minuta më pas, Heung-Min Son shënoi për 2:0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga trajneri Ange Postecoglou i realizoi edhe dy gola të tjerë. 

Mbrojtësi Cristian Romero realizoi për 3:0 në minutën e 71-të. Golin e fundit në ndeshje për Tottenhamin e shënoi Heung-Min Son. 

Tottenhami në ndeshjen hapëse të edicionit 2024/2025 barazoi me Leicester Cityn me rezultatin 1:1.