Futboll

Tottenhami fiton ndaj Ferencvaroshit me “fëmijë”

Tottenham

Tottenhami e ka arritur fitoren e dytë në Ligën e Evropës me skuadër shumë të re në fushën e lojës.

Të enjten mbrëma, Tottenhami fitoi në Hungari në udhëtim te Ferencvaroshi.

Ange Postecoglou përfshiu katër tinejxherë në formacionin titullar, 17-vjeçarin Mikey Moore, 18-vjeçarët Lucas Bergvall dhe Archie Gray, si dhe 19-vjeçarin Will Lankshear.

Pepe Matar Sarr dhe Brennan Johnson i shënuan golat e fitores për anglezët, kurse Barnabas Varga realizoi për vendësit.

Fitore në xhiron e dytë në orarin e ndeshjeve prej orës 18:45, shënuan edhe Hoffenheimi, Lazio, Midtjyllandi, Olympiacosi, Malmo e Anderlechti. RFS-ja barazoi me Galatasarayn, kurse Slavia Praga me Ajaxin.