Futboll

Tottenhami fiton me përmbysje të rezultatit

Tottenhami

Skuadra e Tottenham Hotsporit e ka mposhtur West Ham Unitedin me përmbysje të rezultatit 4:1.

Ndeshja i takoi javës së tetë të Premier Leagues. 

Mysafirët në minutën e 18-të shënuan për 1:0 me golin që e realizoi Mohammed Kudus. Për 1:1 shënoi sulmuesi Dejan Kulusevski në minutën e 36-të. 

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:1. Ndërsa në pjesën e dytë, Tottenhami i shënoi edhe tre gola të tjerë. Yves Bissouma në minutën e 52-të shënoi për 2:1. Tre minuta më pas, mbrojtësi Jean-Clair Todibo shënoi autogol për rezultatin 3:1. 

Golin e katërt dhe të fundit në ndeshje e shënoi kapiteni Heung-Min Son në minutën e 60-të. Shënuesi i vetëm në ndeshje i West Hamit, Kusdus u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 86-të. 

Tottenhami ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë. West Hami është në vendin e 14-të me tetë pikë.