Tottenhami ka fituar ndaj Nottingham Forestit të dielën mbrëma dhe është ngjitur në pozitën e katërt në tabelën e Premier Leagues.
Tottenhami mposhti Nottingham Forestin me rezultatin 3:1.
Murillo shënoi autogol për epërsinë e vendësve, ndërsa Chris Wood i barazoi shifrat në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë, golat e Micky van de Ven në minutën e 53-të dhe Pedro Porro pesë minuta më vonë, vendosën fitoren e skuadrës londineze.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së 32-të.
Tottenhami në 31 ndeshje ka 60 pikë në vendin e katërt, aq sa ka edhe Aston Villa në vendin e pestë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.