Futboll

Tottenhami e dërgon Southamptonin në kategorinë e dytë

Tottenham

Southamptoni është skuadra e parë që ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pas disfatës që e pësoi të dielën nga Tottenhami në udhëtim. 

Tottenhami e fitoi ndeshjen e xhiros së 31-të të Premier Leagues me rezultatin 3:1. 

Deri në fund të kampionatit elitar në Angli kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur. 
Southamptoni është në vendin e fundit me 10 pikë, me 23 gola të shënuar e 74 të pranuar. 

Për rënien e Southamptonit në “Championship” ka ndikuar edhe fitorja e Wolverhamptonit ndaj Ipswichit të shtunën, 2:1. 

Wolverhamptoni ka 32 pikë në vendin e 17-të, që është i fundit që siguron mbetjen në Premier League. Diferenca e pikëve mes Wolvesit dhe Southamptonit është 22 pikë. 

Brennan Johnson i shënoi dy golat e parë për Tottenhamin në pjesën e parë. 

Mateus Fernandes realizoi për Southamptonin në minutën e 90-të, ndërsa rezultati 3:1 u vendos në minutën e 95-të, me golin e Mathys Tel nga penalltia. 

Tottenhami ka 37 pikë në mesin e tabelës.