Tottenhami dhe Eintracht Frankfurti kanë barazuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Ndeshja e zhvilluar të enjten në mbrëmje në Londër u mbyll me rezultatin 1:1.
Gol me gjuajtje të saktë për skuadrën nga Bundesliga gjermane, shënoi francezi Hugo Ekitike në minutën e gjashtë.
Bukur shënoi edhe spanjolli Pedro Porro.
Goli i minutës së 26-të edhe e vendosi sfidën e parë të çerekfinales.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Frankfurt.