Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda me Torinon e kanë mbyllur me disfatë sezonin në Serie A. Skuadra e Atalantas ka arritur fitore me rezultat 3:0, të dielën ndaj Torinos. Golin e parë në ndeshje e shënoi italiani Gianluca Scamacca në minutën e 26-të. Nigeriani Ademola Lookman në minutën e 43-të realizoi për 2:0.
Për 3:0, shënoi kroati Mario Pashaliq në minutën e 70-të nga penalltia.
Vojvoda e kompletoi ndeshjen te Torino, kurse Berat Gjimshiti luajti 62 minuta te Atalanta. Torino ka përfunduar në vendin e nëntë në tabelë me 53 pikë.
Atalanta nga edicioni i ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Kampionëve pasi ka siguruar pozitën e katërt me 69 pikë.