Futboll

Torino e mposht Milanin

Torino Fc

Skuadra e Torinos të shtunën e ka mposhtur Milanin me rezultat 3:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 37 të Serie A.

Sulmuesi Duvan Zapata realizoi për 1:0, në minutën e 26-të. Ivan Iliq në minutën e 40-të e shënoi golin e dytë për Torinon. Golin e tretë e shënoi mbrojtësi i krahut Ricardo Rodriguez në minutën e 46-të.

Mesfushori Ismael Bennacer e realizoi golin e vetëm për Milanin nga penaltia në minutën e 55-të.

Mërgim Vojvoda te Torino u paraqit nga minuta e 61-të. Torino me fitore renditet ne pozitën e nëntë me 53 pikë.

Milani është në vend të dytë në tabelë me 74 pikë të grumbulluara. Skuadra e Interit tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Itali.