Ylli i futbollit, Toni Kroos ka vendosur t’i japë fund karrierës. Mesfushori i Real Madridit do të përshëndetet pas Euro 2024. Këtë e bëri të ditur të martën vetë 34-vjeçari.
Kroos e bëri të ditur vendimin në “podcastin” e tij “Einfach mal Luppen”.
“17 korriku 2014 – dita e prezantimit tim te Real Madridi, dita që më ndryshoi jetën. Jetën si futbollist, por në veçanti si person. Ishte nisja e një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vjetësh, në fund të sezonit, ky kapitull do të mbyllet. Nuk do ta harroj kurrë këtë kohë të suksesshme. Do të doja të falënderoja të gjithë që më mirëpritën zemërhapur dhe më besuan”, ka thënë Kroosi.
Kroosi në fund ka thënë se synon që karrierën ta mbyllë në nivelin më të lartë, me cakun që ta fitojë Ligën e Kampionëve edhe një herë me Realin.
Karriera e Krossit është impresive. Ka fituar çdo gjë të mundur me Real Madridin dhe atë nga shumë herë.
Ai pritet të jetë lojtari kryesor i Gjermanisë në Evropian.