Futboll

Toney falënderon psikologun sportiv për ruajtjen e gjakftohtësisë

Sulmuesi i Anglisë, Ivan Toney dhe përzgjedhësi Gareth Southgate

Sulmuesi i Anglisë, Ivan Toney, pranon se ishte i zemëruar kur përzgjedhësi Gareth Southgate e futi në lojë në minutën e 94-t në fitoren 2:1 ndaj Sllovakisë, të dielën. 

28-vjeçari megjithatë e dinte se për të lënë gjurmë i duhej të ishte i qetë. Kjo u shpërblye. Ai shkatërroi mbrojtjen e Sllovakisë pas rivënieve të gjata. 

“Gjithnjë do të ketë një shans në momentet e fundit. Kam ndier se prania ime në fushë, duke u munduar t’u nxjerr punë disa mbrojtësve, do të ndikojë që të krijohet rast për dikë tjetër. Dhe mendoj se tre, dy apo një minutë, sa do që të kisha, do të ishte një mundësi”, ka thënë Toney të mërkurën. 

Fundi dramatik ia siguroi Anglisë kalimin në çerekfinale. 

Toney mori duartrokitje nga tifozët e zjarrtë të Anglisë, kur siguroi një goditje dënimi. Ai kishte 22 prekje të topit për 30 minuta, vetëm gjashtë më pak se Harry Kane. 

Sulmuesi vlerësoi Michael Caulfieldin, njërin prej psikologëve sportivë kryesorë në Mbretëri të Bashkuar, për ndihmën që i dha për përballim të zemërimit. Caulfield punon te Brentfordi. 

“Ai gjithmonë flet për të kontrolluar emocionet. Dhe në momentin kur isha i mërzitur, mendova që janë edhe pesë minuta për të luajtur. Janë pesë minuta dhe ju duhet të luani rolin tuaj. Varej nga unë nëse do të shfaqesha, do të kisha disponimin e duhur dhe do të futesha si duhet në lojë”.